Shumë parti në Maqedoni, shtohet edhe një parti e re


Ka filluar iniciativa për formimin e partisë së re në Maqedoni me emrin “Demokratët”. Iniciativën e ka filluar Jorgo Ognenovski nga Manastiri. Tashmë ka filluar edhe procedura për sigurimin e 1.000 deklaratave të qytetarëve që përkrahin këtë parti, e të cilat duhet të vërtetohen te noteri, transmeton Gazeta Lajm. Vërtetimi bëhet pa pagesë, kurse iniciativa do të zhvillohet në Manastir dhe në qytete tjera.