Shumë nxënës pa fjalëkalime për mësimin online

“Endë se kemi marrë fjalëkalimin. Shpresoj që do të kthehemi në shkollë” Çka ju ka thënë mësuesja? Ka me na dërguar fjalëkalimin. Çfarë po bëni këto ditë derisa të filloj mësimi? Po e pres mësuesen I marr librat. Ju ka treguar kur do të filloni me mësim? Jo”

Ndërkohë, disa nxënës që sapo kishin marrë fjalëkalimet nuk e kishin aspak të qartë mënyrën e kyçjes në mësimin online. “Çka keni marrë prej arsimtarit? Këto online. Çka ju tha arsimtari çka ju shpjegoj? Nuk e kam kuptuar” Nga shkolla fillore “26 korriku” në Shito Orizarë thanë se të gjitha fjalëkalimet pritet të mbërrijnë gjatë ditës. Shkaku i vonesës thanë se janë problemet teknike në Ministrinë e Arsimit.

“Pritet që sot deri në fund të orarit të punës gjithë nxënësit ti marrin fjalkalimet. Kemi pas vonesë pak për shkak të problemeve teknike nuk varej prej nesh por prej ministrisë së Arsimit. Nxënësit që kanë marrë fjalëkalimet tashmë po kyqen në mësimin online orari është krijuar jemi gati 90% gati kemi qenë edhe më 1 tetor- deklaroi Gjykmene Ismaili sh.f “26 korriku” Shuto Orizarë

Nga Ministria e Arsimit nuk dhanë përgjigje konkrete për mungesën e fjalëkalimeve në shkollën fillore “26 korriku”. Por shtojnë se ky institucion në vazhdimësi do t’ju ofroj mbështetje shkollave për sa kohë që sigurohet funksionaliteti maksimal i platformës dhe të gjithë nxënësit përfshihen në mësimin nga distanca. Sipas dikasterit të Arsimit tashmë 80% e nxënësve janë përfshirë në mësimin nga distanca.