Shuhet vala e katërt e COVID-19 në Maqedoni

Nga ditë në ditë numri i rasteve të reja po zvogëlohet dhe rriten numrat e pacientëve të shëruar me COVID-19. Vetëm dje kishte 476 raste të reja kundrejt 524 pacientëve të shëruar.
Edhe skriningu në shkolla do të ndalohet për shkak të numrit të ulët të nxënësve të infektuar, por ende nuk dihet nëse do të ketë lehtësim të masave për nxënësit në shkollat.

Epidemiologët shprehen optimist se gjendja epidemiologjike në vend do të stabilizohet, ndërsa sot Komisioni për Sëmundje Ngjitëse pritet të lehtësojë masat kufizuese.
Momentalisht në Maqedoni ka 3.431 raste aktive, prej të cilëve më shumë se gjysma janë në Shkup me 1840 raste, ndërsa më pas vijnë Manastiri, Prilepi, Kumanova dhe Kavadari.