Shtyhet afati për ndihmat deri më …(VIDEO)

Afati për aplikimin e kompanive për ndihmë shtetërore për pagimin e pagave do të zgjatet deri me datë 10 të këtij muaji, mësohet nga burime në Qeveri.

Qeveria me amendamente do të ndërhyjë në ligj dhe kompanive do t’u japë tre ditë shtesë, në vend se deri me datë shtatë të aplikojnë deri me datë dhjetë, që të mund të marrin subvencione për pagat për muajin tetor./Alsat