Shtrohen në spital dy burra pasi pinë dezinfektues për të parandaluar COVID-19


Gaylord Lopez, drejtori i Georgia Poison Center, tha se një burrë në të 50-at e tij, nga jug-perëndimi i Atlantës, ishte shtruar në spital pasi kishte pirë zbardhues ditën e shtunë.

Ai më vonë u transferua në një repart psikiatrik.

Z. Lopez tha për gazetën: “Unë nuk njoh pacientë që do pinin aq shumë dezinfektues, thjesht janë pacientë me histori psikike”.

Të nesërmen, një burrë në të 30-tat, nga Atlanta, raportohet se konsumoi një kombinim një produktit pastrimi, larje të gojës, birrë dhe qetësues kundër dhimbjeve.

Nuk është e qartë nëse ka ndonjë lidhje midis burrave që konsumojnë dezinfektuesit dhe komenteve të bëra nga Donald Trump gjatë një konference shtypi javën e kaluar.

Presidenti amerikan ëshë shprehur se produktet shtëpiake të njohura për vrasjen e koronavirusit, mund të funksiononin edhe brenda trupit të njeriut.

Pasi u kritikua nga ekspertët, Trump u shpreh se ka bërë thjesht një pyetjet në mënyrë sarkastike.

Dy gjeorgjianë të tjerë gjithashtu u sëmurën pasi konsumuan produkte të pastrimit të shtëpive para komenteve të Z. Trump.

Pacientët, në Gjeorgji, të cilët mendohen se kanë probleme psikiatrike, pritet të bëjnë një shërim të plotë.(AJC)