Shtrenjtohen shërbimet hotelierike

Çmimet hotelierike në tetor në krahasim me shtatorin e këtij viti janë rritur për 0,4%, ndërsa për 17,4% në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, njoftoi sot Enti shtetëror për statistika. Në krahasim me grupet e shërbimeve, rritje në muajin tetor në krahasim me shtatorin e këtij viti është shënuar në grupet ushqime për 0,3%, pije alkoolike për 0,8% dhe pije joalkoolike për 1,5%.

Në periudhën janar-tetor të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shërbimet hotelierike janë rritur për 11,4%. Ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar, rritja është 9,8%.