Shtrenjtohen sërish vezët

Situata me rritjen e çmimeve veç po rendohet në Kosovë, inflacioni ka shkuar si kurrë më parë, në 14.1 për qind. Rritje ekstreme të çmimeve kanë vezët dhe vaji.

Çmimi i vezëve në Kosovë nuk ka të ndalur, duke arritur kështu në rreth 4 euro një komplet apo 30 copë vezë.Sipas përditësimit më të fundit të çmimeve nga ASK-ja të produkteve bazike, vërehet se lëvizje e çmimit javën e kaluar është shënuar vetëm tek vezët.

Nga 3.71 euro sa ka qenë kompleti, një komplet me vezë (30 copë) në fund të javës është tregtuar me çmim prej 3.90 euro.

Tek produktet tjera bazë, sipas çmimores së ASK-së nuk vërehet ndonjë lëvizje tjetër në çmime.

Po ashtu edhe çmimi i vajit ushqimor është shtrenjtuar përsëri. Sipas njoftimit që ka bërë Agjencia e Statistikave tek rubrika “çmimet ditore” është treguar se vaji ushqimor është shtrenjtuar për 7 centë.

“Vaj ushqimor luledielli – Floil, 1 litër tani kushton 3 euro, kurse në ditët e kaluara të javës është shitur më 2,93 centë”, ka treguar ASK.