Shtohen tre vaksina për fëmijët! Vajzat do të vaksinohen kundër kancerit të qafës së mitrës


Kalendarit të detyrueshëm prej 12 vaksinash të cilat bëhen te fëmijët e vegjël do t’i shtohen edhe tre vaksina të tjera, të cilat parandalojnë sëmundje që kanë shpeshtësi të lartë në popullatën tonë.

“Shtohen vaksina e kancerit të qafës së mitrës, meningokoku, hepatiti A”, shpjegon Silva Bino.

Incidenca e kancerit të qafës së mitrës te gratë në Shqipëri është 9.3 për çdo 100 mijë dhe kemi numrin më të lartë të grave të prekura ndër vendet e Mesdheut. Vaksina do të aplikohet te vajzat e vogla për të parandaluar sëmundjen vdekjeprurëse të shkaktuar nga Human papiloma virus dhe që prek gratë në moshën riprodhuese.

Keto vaksina, që shtohen në kalendarin tonë të detyrueshëm, në vende të Bashkimit Europian kanë vite që bëhen.

Silva Bino thotë se zakonisht bëhen në moshën 12 vjeç. Fëmijët në Shqipëri vaksinohen sapo lindin ndaj tuberkulozit, Hepatitit B, vijojnë me difteri tetanoz, penumokok fruth, rubeolen, poliomelit, rotavirus.

Top Channel