Shtohen edhe 22 raste të reja me Koronavirus ku 4 janë nga Tetova

Në 24 orët e kaluara, 22 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në vend. Sipas qyteteve: Shkupi (9), Kumanova (3), Struga (3), Tetova (2), Dibra (2), Prilep (2), Manastiri (1). Kështu, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 është 241 persona deri në orën 12:00 sot.

Sipas vendbanimit, deri më tani rastet e COVID-19 janë regjistruar në: Shkup – 143 Dibër – 45 nga të cilat 2 vdiqën Kumanovë – 20 prej të cilave 1 vdiq Shtip – 8 Prilep – 8 Tetovë – 4 Ohër – Velesi – 3 Struga – 3 prej të cilave 1 vdiq Kavadarci – 2 Gostivar – 1 Manastir – 1

Ndërkohë Gruaja nga fshatit Tatesh i Epërm i Strugës e infektuar me koronavirus ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, mëson in7 nga burim pranë familjes. E ndjera ka vuajtur edhe nga sëmundje tjetër ndërsa Covid-19 ia ka përkeqësuar më shumë gjendjen shëndetësore, me çka për shkak të imunitetit te dobët, nuk ka mundur ti rezistojë virusit.

Në gjendje më stabile ështe bashkëshorti i saj. Të dy kanë qënë në një darkë familjare ne Dibër, në natën kur ky qytet u mbyll në karantinë. Ata kanë lidhje miqësie me mjekun Ylber Kokale nga Dibra, i cili gjithashtu ka rezultuar pozitiv në koronavirus. Bashkë me çiftin, janë testuar edhe anetarët e tjerë të familjes, por kanë rezultuar negativë.