Një javë do të mbyllen zyrat edhe të zyrës rajonale të Shoqatës aksionare për hapësirë banesore dhe afariste, paralajmëroi sot komandanti i Shtabit komunal të krizës dhe kryetar i Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski. Atje të punësuarit nuk do të shkojnë në punë për arsye parandaluese, sepse njërit prej të punësuarve, njëri anëtar i familjes ka rezultuar pozitiv në Kovid-19.
“Nuk kemi rast të regjistruar pozitiv në këtë institucion, por me qëllim që të mos përhapet infektimi, për arsye parandaluese të punësuarit do të shkojnë në shtëpi”, thotë Boçvarski.
Priten rezultatet nga testimi i të punësuarve në Fondin për Sigurim pensional dhe invalidor dhe për FSSH, të cilët punojnë në ndërtesën e njëjtë. Boçvarski theksoi se numri i sotëm rekord i të infektuarve të rinj 33, sipas Institutit për shëndet publik ka të bëjë me testimin masive të mbi 800 të punësuarve në shtatë fabrika të Shtipit. Ai vuri në dukje se një pjesë e tyre i kanë lëshuar të punësuarit në pushim kolektiv vjetor, ndërsa atje ku nuk ka raste pozitive kanë vazhduar me procesin e prodhimit.
Në Repartin infektiv të Shtipit mjekohen 25 pacientë, prej tyre pesë janë në mbështetje të oksigjenit, një pacient i moshës 86 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore. /Express