Shtipi, qyteti me më shumë raste me Covid-19 në 100 mijë banorë në Evropë

Vazhdojnë të mbeten numrat tre shifrore të të prekurve me virusin korona në vend. Gjatë 24 orëve të fundit nga 1356 testet e bëra 102 pacientë rezultuan pozitiv me CoVid-19. Në Shkup duke përfshirë rastet e sotme numri i të infektuarve mbërriti në afër 4700, prej tyre mbi 1800 raste aktive e 193 të vde*kur. Me 11 pacientët e fundit, Kumanova kaloi në shifrën e 1002 të prekur prej tyre 294 raste aktive. Tetova me 2 të prekurit sot arriti në 1.000 të infektuar, prej të cilëve 270 janë raste aktive. Ndërkaq, shqetësuese mbetet situata në Shtip, ku me 13 të prekurit sot u arrit në 774 mbi 60% raste aktive. Shtipi gjithashtu radhitet më incidencën më të lartë në Evropë respektivisht 1469.4 ndërsa Shkupi 760.8 të infektuar në 100 mijë banorë.

Ministria e Shëndetësisë:
Shkup 39
Kumanovë 11
Shtip 13

Sot ditë zie do të jetë edhe për 5 familjet të cilët humbën të afërmit e tyre. Nga një vik*timë u regjistrua në Shkup, Kumanovë, Kërçovë, Prilep dhe Shtip. Numri i të vde*kurve ka arritur në 471.

Ndërkaq të shëruar sot janë 99 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 5663. Që nga shpërthimi i pandemisë janë realizuar 97,550 teste, prej tyre 10.5% kanë rezultuar pozitiv. Ndërkaq, nëse krahasojmë intensitetin e të prekurve në bazë mujore, një rënie e të diagnostikuarve me CoVid-19 është vërejtur gjatë muajit korrik me rreth 8% nga testet e bëra deri më sot. Aktualisht numri i të prekurve ka arritur në 10.350 prej tyre 4181 raste aktive.