Shtip, Prokuroria kërkon paraburgim për dy dhunuesit

Prokuroria Publike në Shtip ka kërkuar masën e paraburgimit për dy persona, banorë të qytetit të Shtipit, të moshës 23 dhe 26 vjeç, të cilët sipas Kodit Penal dyshohen se kanë kryer vepër penale “dhunë”.

Me qëllim të zhvillimit pa pengesa të procedures penale si dhe për shkak të dyshimit se ata mund ta kryejnë përsëri veprën e njejtë, prokuroria ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dy të dysharit.