7 viktimat dhe 89 rastet e djeshme nga COVID-19 nuk janë kapërditë lehtë nga qeveria maqedonase. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi dje se me shtimin e numrave duhet fuqizuar masat, pra duhen kthyer mbrapsht që nënkupton edhe njëherë karantinë.
Ditën e djeshme shumica e rasteve ishin në Shkup, Shtip dhe Kumanovë por nuk mbetej prapa as Tetova. Këto komuna të Maqedonisë së Veriut mund të karaninohen sërish pas rihapjes prej pak javësh duke bërë një hap pas.
Maqedonia e Veriut nuk po hap ende kufijtë kurse tashmë me shtimin e rasteve duket se do të ecë në krah të kundërt me shtetet ballkanike.