Shtime, në një kishë shfaqen grafite me shkronjën “Z” (FOTO)

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës gjatë patrullimit kanë vërejtur se persona deri më tani të panjohur kanë shënuar në objektin e një kishe grafite provokuese.

Sipas njoftimit të policisë, shkronja Z është shkruar në muret e objektit të kishës në Shtime që ndodhet në rrugën “Skender Salihaj”.

Rasti është paraqitur të premten dhe është duke u hetuar nga organet relevante.

Kujtojmë “Z” është simboli i forcave të armatosura ruse, i cili shënon invazionin rus në Ukrainë. Ekspertë të sigurisë kanë paralajmëruar se edhe Kosova mund të jetë si pjesë e planit të Rusisë për destabilizim të Ballkanit.

Organet shtetërore janë deklaruar se nuk duhet të ngrihet panik për këtë çështje derisa janë shprehur se është rritur vigjilenca sa i përket përpjekjeve të mundshme për destabilizm të vendit./Telegrafi/