SHTETIN E BËJNË BURRAT, E KOMBIN E BËN GJUHA

I thelluar nga kujtimet e ngjarjeve historike to popullit tim shqiptarë, si dhe i ndikuar emocionalisht si dhe moralisht nga festa e 28 nentorit, si nje atdhedashës dhe besnik i kauzës mbarshqiptare në Maqedoni, ende po pikëllohem nga prolongimi i moszyrtariyimit të gjuhës shqipe. Ky amanet i të parëve tanë, të Adem Jasharit, Ismail Qemalit e të bashkeluftarëve të mi të cilët gjakun e tyre e banë ujë të lirisë.

Kjo gjuhë e vjetër ndërshekullore që po mbahet peng nga Prsedenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i cili po sillet sikur një kumbarë i ish diktatorit dhe kasapit të shqiptarëve Millosheviqit, po tenton që me shkelmat e fundit të nje lope të ngordhur ta parandalon zyrtarizimin e gjuhë tonë shqipe.

Nuk ka ku të shkon më, Ivanov duhet të hapë sytë dhe të shoh realitetin se shqipatrët në Maqedoni janë burrshtetasa dhe shtetformues dhe ligjin e gjuhës duhet të nenshkruaj sa më parë. Ai nuk përfaqson vetëm fisin e tij sllavo-maqedonas por përfaqson edhe kombin shqiptarë që jetojnë ndër shekuj në ato troje të Iliridës.

Ivanov, a nuk të mjaftoi lufta e 2001 si dhe marrëveshja e Ohrit si dëshmi pajtimi mes shqiptarëve dhe sllavo-maqedonasve, a nuk i sheh taksat e shqiptarëve që xhdo dit po mbushin akrat e atij shteti të ozurpuar, a nuk i sheh ato sportista shqiptarë që xhdo ditë japin shpirtin që të prezantojnë më mirë vendin edhe se ty, a nuk i sheh të gjithë ata të rinjë që shkollohen dhe ndihmojnë këtë vend të quajtur ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.
Ivanov, mos haro, shtetin e bëjnë burrat e kombin gjuha, të drejtat tona i mbrojmë vet siç i mbrojtën të parët tanë.