Shteti policor maqedonas dhe shqiptarët si karem

Muharrem Pajaziti

Shteti policor i instaluar në vitet e 90-ta në Maqedoni po vazhdon edhe sot misionin kundër shqiptarëve.
Policia famëkeqe maqedonase paska marë në bisedë informative një 13 vjeçar, i cili protestoi për liri dhe drejtësi.
Për çudi partitë shqiptare heshtin!

E çuditshme është se ky shtet me letra apo akte normative njihet si shtet demokratik që respekton diversitetet dhe në përgjithësi të drejtat dhe liritë e të gjitha komuniteteve.
Madje, drejtuesit e shtetit e thonë deklarativishtë se duan të bëhen edhe pjesë e familjes dhe vlerave evropiane.
Ka ende përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar që e besojnë këtë gënjeshtër.

Por realiteti në terren dëshmon racizmin dhe fashizmin e kreut shtetëror të këtij shteti.