Pandemia e coronavirusit ka prekur të gjithë botën.Në top dhjetëshen e shteteve më të prekura janë: Amerika, Spanja, Italia, Franca, Gjermania, Anglia, Kina, Turqia, Irani dhe Belgjika.
Por, është një shtet në botë që sipas të dhënave të platformës worldometres, ka regjistruar vetëm një person të infektuar me COVID-19 dhe është në fund të tabelës.
Ai shtet është Jemeni në Azinë Perëndimore dhe sipas medias Al Jazeera ky rast u shënua të premten e kaluar. Jemeni është në luftë civile që filloi në vitin 2015.Në nivel global, numri i personave të prekur me COVID-19 deri më sot është 2 milion e 276 mijë e 359, 156 mijë e 118 viktima dhe janë shëruar 582 mijë e 599 persona.