Shteti kosovar: Partitë kosovare mos të përzihen në zgjedhjet në Maqedoni


Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut Gjergj Dedaj u ka bërë thirrje partive kosovare që mos përzihen në zgjedhjet që do mbahen më 15 Korrik.

Ai tha se kjo është çeshtje e brendëshme dhe ekskluzive për forcat politike dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas ambasadorit Dedaj zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut janë çështje e qytetarëve të këtij vendi fqinj!

“Liderët dhe subjektet politike kosovare të mos marrin pjesë në fushatën elektorale në Republikën e Maqedonisë së Veriut kështu duke mos interferuar dhe të mos përzihen në këtë fushatë të vendit fqinj e cila është çeshtje e brendëshne dhe ekskluzive për forcat politike dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut!”është shprehur ambasadori Dedaj.