Shteti i parë që e kishte njohur Kosovën si shtet i pavarur

Sot u bën 12 vite nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Qytetarët e Kosovës e festuan 12 vjetorin me aktivitete të ndryshme sot.

Por, të kthehemi në vitin 2008-të, kur kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi lexoi deklaratën e pavarësisë, transmeton Indeksonline. Pasi Kosova kishte shpallur edhe zyrtarisht pavarësinë, kishte ardhur njohja e parë. Shteti i parë që e kishte njohur Kosovën ishte Republika e Kosta Rikës.

Pas Kosta Rikës me 18 shkurt, Kosovën e kishin njohur ShBA-të, Franca, Shqipëria, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Afganistani. Që nga viti 2008, Kosovën e kanë njohur 116 shtete. Njohja e fundit erdhi para dy viteve, saktësisht me 15 shkurt të 2018, shteti i Barbados e kishin njohur Kosovën. Gjatë vitit 2019, Kosova nuk pranoi asnjë njohje.