Gjykata Penale e Shkupit informon se deri në fillimin e kësaj jave tek ata janë zgjedhur 447, nga gjithsej 471 lëndë për 544 persona, të cilët nuk e kanë respektuar orën policore dhe masat e izolimit dhe vetizolimit.
Nga Gjykata Penale thonë se deri tani nuk është sjell asnjë aktgjykim për këto lëndë.
Sipas informacioneve nga gjykata, të gjithë 544 personat janë gjobitur me nga 2 mijë euro ose më shumë.
Deri të hënën janë dorëzuar 20 ankesa për këto dënime dhe për të njëjtat është caktuar gjykim, ndërsa për të tjerat ka akoma afate ligjore.
“Deri tani nuk ka asnjë aktgjykim të plotfuqishëm”, thonë nga Gjykata Penale.
Ndryshe, sipas llogaritjeve, nëse realizohen të gjitha lëndët që janë hapur deri tani, shteti do të fitojë mbi një milionë euro nga dënimet e shqiptuara ndaj qytetarëve në kohën e pandemisë./Telegrafi