Shteti amerikan padit Kinën për pandeminë e koronavirusit

Shteti amerikan i Missouri-t ka paditur qeverinë kineze dhe Partinë Komunisë që ndodhet në pushtet për krizën globale të shkaktuar nga koronavirusi.

“Qeveria kineze gënjeu botën për rrezikun dhe natyrën ngjitëse të virusit Covid-19, blloki dhe heshti kundërshtarët si dhe bëri pak për të ndaluar përhapjen e sëmundjes”- tha Prokurori i Përgjithshëm i Missouri-t, Eric Schmitt. “Ata duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”- vijoi më tej prokurori.

Me anë të padisë kërkohet dëmshpërblim për jetët e humbura, vuajtjet njerëzore dhe trazirat ekonomike që kanë ndodhur në shtet.

Kina ka mohuar forcërisht keqtrajtimin e krizës. Ndërsa zyrtarët e Missouri-t e quajtën padinë “historike”, vëzhguesit thonë se do të përballen me pengesa të rëndësishme ligjore dhe procedurale pasi ligji amerikan u jep qeverive të huaja imunitet nga veprime të tilla.