Njerëzit që për vite me radhë kanë punuar dhe kanë dhënë kontribut, presin që në moshën e pensionit të shpërblehen ndershëm.
Shumë shtete e kanë të caktuar shumën që njerëzit kur të arrijnë pensionimin, t’i marrin çdo muaj kontributet e tyre.
Finlanda është shteti me sistemin më të mirë pensional në botë. Pos që të moshuarit marrin shuma të larta parash çdo muaj, kanë edhe benefite të tjera.
13.4 për qind e buxhetit të shtetit finlandez iu ndahen pensionistëve.
Sipas raportit të “Blacktowerfm”, në vendin e dytë me sistemin më të mirë pensional renditet Polonia. 11.2 për qind e GDP-së iu takon të moshuarve që dalin në pension kur t’i mbushin 65 vjet.
Suedia renditet e katërta, pasuar nga Sllovenia, Franca, Letonia, Greqia, Republika Çeke, Zvicra, Izraeli, Italia, Austria, Spanja, Norvegjia, Japonia, Belgjika, Holanda, Islanda, Hungaria dhe Estonia. Disa vende të fuqishme si Gjermania nuk radhiten në top 20-she. Ndërsa, Italia ua ndal banorëve të saj 33 për qind të pagës për sistemin pensional.