Shtetet e BRICS-it dhe qëndrimi i tyre ndaj Rusisë


Rreth tre miliardë njerëz jetojnë në shtetet e të ashtuquajturit grupi BRICS. Një hapësirë ekonomike gjigande dhe njëkohësisht një fuqi e madhe politike. Në këtë aleancë të ekonomive në ekspansion bëjnë pjesë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Pas sulmit rus ndaj Ukrainës katër vendet e tjera të këtij grupi në valën e një rendi të ri global të varësive ekonomike dhe politike fitojnë një rëndësi të veçantë. Këto vende janë furnizues me lëndë të para dhe partner tregtie ndaj mund të kenë një influencë vendimtare me qendrimin e tyre ndaj konfliktit.

Të mundshme kreditë përmes BRICS për Rusinë
P.sh. kjo aleancë ka mundësinë ta mbështesë Rusinë me kredi. “Tani pozicioni i vendeve të BRICS është i rezervuar dhe ende nuk ka një koordinim efikas, për të reaguar ndaj sanksioneve të SHBA-së dhe partnerëve të ngushtë në Europë”, thotë për DW Roberto Goulart nga Universiteti Brazilia. Shtetetet janë të rezervuara për shkak të sanksioneve, që t’i sigurojnë kredi Rusisë përmes bankës së zhvillimit BRICS. NDB (New Development Bank) mbledh para në tregun ndërkombëtar me tarifa të ulëta, thotë Goulart. Vendet e BRICS druhen “që në këtë skenar të pasigurisë së madhe të dalin me pozicion politik.”

Jair Bolsonaro dhe Vladimir Putin

Ngjashëm shprehet edhe Ignacio Bartesaghi, drejtor i Institutit për Tregtinë Ndërkombëtare i Universitetit Katolik në Uruguay, i cili vlerëson se katër shtetet e tjera të BRICS janë ende duke e peshuar qendrimin e tyre: “Ato ende nuk kanë përcaktuar një strategji të qartë. E sigurtë është, që ne kemi përpara aleanca e kolaicione dhe partneritete të reja strategjike”, thotë Bartesaghi në bisedë për DW.

Brazili do të rrisë prodhimin e naftës. Larry Fink, drejtuesi i Blackrock administratori më i madh në botë i pasurive, beson, se shkëputja afatgjatë e Rusisë nga ekonomia botërore mund shkaktojë luhatje të mëdha në raportet ekonomike midis vendeve. Shtetet duhet të rishqyrtojnë, se çfarë varësishë ekzistojnë dhe si mund të minizohen ato. Kjo mund të çojë në tërheqjen më të shpejtë të disa vendeve, shkruan ai në një letër drejtuar aksionerëve, të cilën e citon gazeta FAZ.

Zonat e prodhimit në Meksikë, Brazil, SHBA apo në Azinë Juglindore mund të përfitojnë nga kjo. Brazilia ndërkohë ka dalë në ofensivë. Ministri i Minierave dhe Energjetikës, Bento Albuquerque, deklaroi, se deri në fund të këtij viti do të rrisë prodhimin e naftës deri në dhjetë përqind. Ky do të jetë, sipas tij, kontributi i Brazilit për “stabilizimin e tregjeve ndërkombëtare të energjisë”.

Afrika e Jugut do të sigurojë furnizimet me gaz
Edhe Afrika e Jugut ndodhet para një vendimi kyç. Në sfondin e rritjes së çmimit të gazit dhe nevojës në rritje që po krijohet për projekte të reja ekonomike, Afrika e Jugut do të sigurojë furnizimin e vet me gaz dhe sipas rrjetit investigativ Amabhungane, ndodhet para vendimit se me kë do të konrtaktojë biznesin miliardësh në planifikim e sipër për gazin e lëngshëm. Në garë janë shoqëria shtetërore e naftës në Azerbajxhan SOCAR, dhe Gazprombank, që i përket furnizuesit shtetëror rus të gazit Gazprom. Të dyja ofertat janë duke u peshuar.

Made Gasspeicher – Gazprom

Ndërkohë që Shell ka konfirmuar, se koncerni nuk do të hyjë në garë për tenderin. Afrika e Jugut duhet të vendosë pra, nëse pavarësisht gjendjes gjeopolitike botërore do të bëjë biznes me Gazprom apo jo dhe si do të pozicionohet ndaj Ukrainës.

India dhe Kina: Influencë politike
Por shumë më e madhe është influenca e Kinës dhe Indisë krahasuar me Brazilin dhe Afrikën e Jugut. Para pak ditësh ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me ambasdorët e vendeve të BRICS. Mesazhi i takimit në drejtim të Europës dhe SHBA-së ishte sipas interpretimit rus: Moska nuk është vetëm. Të katër këto shtete kanë interesat e veta: India si dhe Brazili e Afrika e Jugut kanë dështuar me përpjekjen për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit në OKB. Sikurse shkruan Washington Post, sepse ky vend ka filluar të blejë naftë nga Rusia pavarësisht sanksioneve perëndimore, ndërsa bankat indiane ndërkohë janë duke shqyrtuar një akord Rupie-Rubël. Ky mund të jetë një sinjal, që India është e gatshme ta mbështesë Rusinë. India në një rast të tillë do të dilte kundër aleancës perëndimore.

Vladimir Putin dhe Xi Jinping

Por faktori më i rëndësishëm i pushtetit në hapësirën BRICS padyshim mbetet fuqia botërore Kina, e cila me forcën e saj ekonomike dhe influencën politike prej kohësh ka fituar statusin e një “ekonomie popullose në ekspansion”. Kjo madje kështu ka qenë qysh më 2006 kur u krijua kjo aleancë. Në Brazil, Afrikë të Jugut dhe në Indi qeveritë ndjekin me shumë vëmendje se si pozicionohet tani Kina.

Së fundi nga Pekini u tha, se miqësia me Rusinë nuk njeh kufij, por njëkohësisht duhet respektuar edhe sovraniteti i Ukrainës. Shtetet BRICS mund të kërkojnë një çmim nga Perëndimi për pozicionimin hapur të tyre. E kushti mund të ishte krahas një statusi në OKB edhe më shumë peshë në FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar) ose në Bankën Botërore. Kina mund të insistojë që të pranohet si ndërmjetësuese në konflikt. Një hap i tillë do të konfirmonte bashkërendimin e Pekinit në politikën botërore.