“Shtetësia”, Zaev: Politikisht janë sqaruar gjitha dilemat

Kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e tij të sotme tha se politikisht janë sqaruar gjitha dilemat mbi Ligjin për Shtetësi, dhe se pritet që ekipet juridike ta konkretizojnë Ligjin për të vazhdua me miratim në Kuvend.

“Dje është mbajtur mbledhja e fundit, ku pjesa tekstuale e propozuar nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është rishikuar nga ministri Spasovski, unë gjithashtu e kam lexuar dhe shërbimet tjera që janë kyçur por është thirrur edhe MPB. Politikisht janë sqaruar gjitha dilemat. Tani mbetet që sekretari shtetërorë, Magdalena Nestorovska bashkë me deputeten e Aleancës për Shqiptarët dhe ekipet e tyre juridike, që kjo që politikisht është folur, ta vendosin në letër. Nëse është ok, lëshohet në Kuvend nga propozuesit ASH-AAA, me mbështetjen e shumicës parlamentare”, tha mes tjerash Zaev.