“Shtetësia”, Zaev: Nuk mundet vetëm me dëshmitarë, nuk bëhet fjalë për kurorëzim

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi sot se çështja e shtetësisë është çështje e përbashkët edhe e pushtetit, por edhe e opozitës. Ai falënderoi opozitën për nismën për zgjidhjen e kësaj çështje, por u shpreh kundër dëshmitarëve. Ai edhe njëherë ripërsëriti qëndrimin e tij se përmes dëshmitarëve njerëzit mund të kurorëzohen dhe martohen por jo të marrin dhe shtetësi, sipas tij nevojiten dëshmi materiale, si ndonjë dëftesë e kështu me radhë. Megjithatë i pyetur nga Alsat se vallë do të gjej gjuhë të përbashkët me opozitën për këtë çështje, ai me përgjigje:

“Dëshiroj që të gjejmë zgjidhje të përbashkët, ja përmes jush, përmes kamerave dua të përcjell porosi, kjo çështje është e përbashkët, duhet bashkërishtë ta zgjidhim. E falënderoj opozitën ëpr iniciativën për zgjidhjen e çështjes, por vërtetë, ja populli le të vlerësoj, me mendje të shëndoshë të mos pranojmë dëshmitarë, e dini si, dëshmitarët në dasmë, atje përmes dëshmitarëve njerëzit regjistrohen, kurorëzohen dhe kjo është në rregull.

Me patjetër duhet të ketë dëshmi, dhe besoj se mund t’i gjejmë dëshmitë. Unë kam thënë, nuk e di, dëftesë, prindi që ka lindur këtu, pa fëmijët që janë rritur këtu, ndonjë të drejtë sociale që është realizuar para 3 vjetëve para 5 vjetëve, një dokument ta kemi si dëshmi, sepse njerëzit kanë jetë e cila një dit u mbaron, dëshmitë mbeten”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër i vendit..