Shtetësia, opozita maqedonase me fjalime zvarrit miratimin

Ligji për shtetësi në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri në Kuvend ka hasur në kundërshtimin e VMRO-DPMNE dhe “Të majtës”. Deputetët e opozitës maqedonase kanë vazhduar fjalimet procedurale dhe kërkimin e pauzave. Deputeti Brane Petrushevki nga VMRO-DPMNE ka deklaruar se për këtë propozim ligj duhet të ketë debat publike në të cilën do të duhet të marrin pjesë institucionet kompetente dhe ekspertë.

“Të ftojmë njerëz që janë njohës të kësaj fushe dhe që kanë përvojë dhe sigurisht njerëz që përballen me këtë. Qëllimi është që të zgjidhet problem i kësaj kategorie të qytetarëve megjithatë ky kuvend u shndërrua në institucion që bën zgjidhje parciale të problemeve dhe sërish të ata probleme të mbeten dhe nuk zgjidhen.”,- tha Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.
Ndërkohë deputeti i ASH-AAA-së, Skënder Rexhepi kërkoi nga deputetët e opozitës maqedonase që të mos e që mos ta politizojnë propozim ligjin i cili do të zgjidh problemin e rreth 2 000 qytetarëve që me dekada nuk janë pjesë e sistemit të shtetit.

“Para pesë muajsh është dorëzuar ky propozim ligj dhe brenda pesë muajve askush nuk e ka parë të arsyeshme të kërkoj as punë ekspertësh e as analiza tjera. Jemi munduar që në rrugë politike ta sensibilizojmë gjithë opinionin publik kemi hapur ueb faqe dhe u kemi dëshmuar të gjithëve se këta njerëz nuk janë fantom këta njerëz janë të cilët jetojnë.”,- theksoi Skender Rexhepi nga ASH-AAA.
Deputeti, Dimitar Apasiev, nga “E majta” tha se do ta thyej rekordin e bisedimeve në Kuvend dhe do të mbajë fjalim më të gjatë se 6 orë e që nënkuptohet se Propozim Ligji për shtetësi mund të zvarritet për një kohë të pacaktuar në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri.