Shtetësia, opozita e gatshme për negociata


Edhe Aleanca për Shqiptarët njëjtë si partneri I tyre I koalicionit Alternativa, shprehet e gatshme për të negociuar në mënyrë plotësuese mbi draftin e tyre për ligjin për shtetësi, për të cilin kryeministri Zoran Zaev vlerësoi se nuk është plotësisht në përputhje me marrëveshjen që kishin bërë paraprakisht. Nënkryetarja e partisë Bujare Abazi tha se harmonizimi do të bëhet në një takim të radhës. Nuk bëhet e ditur akoma se për cilat pika pushteti ka dyshime.

Nëse ka ndonjë argument lidhur me kriteret që kemi caktuar rreth vërtetësisë së qytetarëve për jetesë në Maqedoni edhe në kohën e ish Jugosllavisë atëherë ka mundësi për diskutim. Sidoqoftë është një hap i mirë dhe një mundësi e mirë për të gjitha ata që shumë gjatë kohë kanë mbetur pa shtetësi”, tha Bujare Abazi, Aleanca për Shqiptarët .
Për momentin nuk dihet akoma se në çfarë formati mund të jetë takimi i radhës por takimet e mëhershme ishin zhvilluar mes kryetarëve Zaev, Sela dhe Gashi në praninë e ministrave Spasovski dhe Mariçiq.

Nga grupi parlamentar i LSDM-së për momentin nuk bëjnë të ditura detaje por thonë se drafti i opozitës është në shqyrtim në dikasterin e Brendshëm dhe atë të Drejtësisë.
Teksti i propozuar nga opozita shqiptare parashikon dy mënyra përmes të cilave qytetarët përfitojnë statusin shtetas. Njëra ka të bëj me lindjen në territorin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa tjetra me natyralizim. Mënyra e dytë e i referohet edhe personave apatrit, ku përcaktohen disa kushte ligjore të cilat duhet plotësua.

Teksti i propozim-Ligjit për shtetësi
Marrja e shtetësisë me natyralizim,
Të ketë mbushur 18 vite; Deri në parashtrimin e kërkesës të ketë jetuar (në mënyrë ligjore) në RMV; Të ketë siguruar banesë dhe mjete të vazhdueshme për ekzistencë; Të mos jetë i dë*nuar me bu*rg në RMV ose shtetin ku jeton; Të mos ndiqet pe*nalisht në RMV; Të zotërojë gjuhën maqedonase ose gjuhën që e flasin të paktën 20 për qind e popullatës; Të mos i jetë shqiptuar dë*nim për frekuentim në RMV;
Deri në një zgjidhje përfundimtare dhe të pranueshme për opozitën shqiptare, kjo e fundit nuk do të tërheqë mijëra amendamentet me të cilat ka bllokuar disa ligje të tjera në Kuvend.