Gjashtë shtetasit turq të arr*estuar në Kosovë dhe të dëbuar në Turqi në mars 2018, u dënu*an me 56 vjet dhe 7 muaj e gjysmë bur*gim në total. Gjykatat në Turqi, shumicës prej tyre iu shqiptuan nga 8 vjet bu*rgim, kurse njërit Mustafa Erdem drejtori i përgjithshëm i institucionit “Gulistan” në Kosovë më 5 qershor iu shqiptua dë*nim prej 15 vjetësh.
Në mars të vitit 2018, me kërkesë të autoriteteve turke, autoritetet kosovare patën arr*estuar dhe d*ëbuar për në Turqi shtetasit turq. Dë*bimi i tyre është thënë se është bërë përmes një ak*sioni të koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova. Ankaraja dyshon se ata janë anëtarë të organizatës “Hizmet”, të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen. Këtë të fundit, autoritetet turke e fajësojnë për një përpjekje për grushtshtet në Turqi në vitin 2016 kurse institucioni “Gulistan” konsiderohet i tij. Pesë prej shtetasve turq të dë*buar ishin punonjës të shkollës “Mehmet Akif”, që oper*on në kuadër të “Gulistanit” në Kosovë, ndërkaq personi i gjashtë ishte një mjek turk.