Shtetasit të Maqedonisë i konfiskohen 98.000 euro në kufi

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në pikën kufitare “Bogorodicë” një shtetasi të Maqedonisë së Veriut i janë gjetur 100.000 euro, prej të cilave 98.000 i janë konfiskuar. Paratë janë kapur tek një udhëtarë në linjën e autobusit Gostivar Stamboll.

Më datë 26.07.2023, rreth orës 21:00, autobusi me targa të Turqisë, i cili qarkullonte në linjën e rregullt Gostivar – Stamboll, është paraqitur për dalje nga shteti. Gjatë kontrollit të autobusit dhe të pasagjerëve, në çantën personale të njërit prej pasagjerëve, inspektorët doganor zbuluan 4 pako të padeklaruara të mbështjella me najlon të zi dhe shirit ngjitës, me gjithsej 100.000 euro. Sipas Ligjit për punë devizore, udhëtarit i janë kthyer 2000 euro – shumë që një banor mund ta nxjerrë pa e denoncuar dhe 98000 euro të mbetura janë konfiskuar përkohësisht”, shtojnë nga Drejtoria e Doganave.