Shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të mund legalisht ta vazhdojnë qëndrimin në Slloveni për shkak të Kovid-19

Ljubljana. Mesto Ljubljana iz zraka.

Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Lubjanë kumtoi se shtetasit në vend do të mund legalisht ta vazhdojnë qëndrimin e tyre në Slloveni, si një prej masave kundër përhapjes së koronavirusit.

“Sipas Ministrisë sllovene të Punëve të Jashtme, shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët gjenden në territorin e Sllovenisë të cilëve do t’u skadojë leja e punës, leja e qëndrimit ose afati prej 90 ditëve në kuadër të 180 ditëve, do të konsiderohet se legalisht qëndrojnë në territorin e Sllovenisë për shkak të situatës së jashtëzakonshme”, njoftoi Ambasada jonë në Lubjanë përmes postimit në Tuiter.