Shtetasit e Maqedonisë që hyjnë në Kroaci do të duhet të izolohen 14 ditë

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të duhet të shkojnë në vetizolim të patjetërsueshme 14 ditore pas hyrjes në Kroaci, ka bërë të ditur qeveria kroate.

Qeveria kroate ka miratuar një masë të këtillë edhe për shtetasit e Serbisë, Kosovës dhe BeH, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në rajon dhe paraqitjes së saj në turneun e tenisit në Zadar, të organizuar nga Novak Gjokoviq.

Kroacia ka vendosur edhe masën për mbajtje të patjetërsueshme të maskës në transport publik, pasi që në 24 orët e fundit kanë konfirmuar 22 raste të reja me koronavirus, më së shumti në Zagreb./Portalb