Shtetasi turk i vjedh veturën rent a car “MOMO-s”

Më 17 tetor 2024, një shtetas nga Turqia me inicialet I.A. ka marrë me qira një veturë Volkswagen T-Roc nga kompania MOMO RENT A CAR, duke nënshkruar një kontratë për shtatë ditë. Megjithatë, pas përfundimit të afatit, I.A. nuk e ka kthyer automjetin dhe nuk është paraqitur në kompaninë e qiradhënies. Për pasojë, MOMO RENT A CAR ka ngritur një padi penale për vjedhje me paramendim, duke deklaruar një dëm prej 33,000 euro shkruan Pa Censure.

Përfaqësuesit e kompanisë kanë bërë të ditur se raste të tilla nuk janë të rralla dhe kanë shprehur shqetësime se vjedhjet nga shtetas të huaj po bëhen një fenomen i përsëritur në Maqedoni. Kjo ka sjellë thirrje për masa më të rrepta sigurie dhe rishikim të procedurave të qiradhënies për të mbrojtur kompanitë vendase nga abuzimet e mundshme.

Rasti i fundit ka rikthyer vëmendjen mbi sfidat e industrisë së qiradhënies së veturave dhe nevojën për veprime konkrete për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen.