Shtetasi i Maqedonisë nga Zvicra tenton të kontrabandojë mallra në Kroaci, gjobitet me 13 272 euro

Doganierët e Shërbimit për Njësitë Mobile në Osijek, duke zbatuar masa të shtuara të vëzhgimit në pikën kufitare të Tovarnikut, parandaluan tentativën për kontrabandë të cigareve dhe alkoolit të fshehura në një automjet privat me targa të huaja, njoftoi Dogana.

“Duke zbatuar masa të shtuara të mbikëqyrjes në vendkalimin kufitar Tovarnik gjatë hyrjes në territorin doganor të Unionit, doganierët e Sektorit për Njësi Mobile, Njësitë Rajonale – Shërbimi për Njësitë Mobile Osijek kanë veçuar për kontroll një automjet personal me targa zvicerane të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut”, transmeton portali Shtegu.

“Në këqyrjen e detajuar të automjetit në fjalë me pajisje të programit Hercule III janë gjetur 6 600 copë cigare ëest Silver, 4 000 cigare Jade La Rose dhe 9,7 litra raki, mallra për të cilat importohen e për të cilat janë të përcaktuara ndalime dhe kufizime dhe të cilat shoferi u përpoq t’i fuste fshehurazi në territorin e Unionit”, shtojnë ata.

“Malli i gjetur është konfiskuar, ndërsa shoferi është dënuar me gjobë në shumë prej 13 272 euro. Është llogaritur dhe arkëtuar akciza për cigare në shumë prej 1 419,13 euro”, thuhet në njoftim. Kjo është një kundërvlerë prej rreth 111 000 kunave kroate.