Shtetasi i Maqedonisë në gjendje të dehur shkakton 2 aksidente në Serbi, arrestohet dhe përfundon në paraburgim

Pjesëtarët e MPB-së Serbe në Jagodinë kanë urdhëruar ndalimin e një shtetasi 24-vjeçar të Maqedonisë së Veriut, i cili gjatë ditës së djeshme duke drejtuar veturën “Toyota” ka shkaktuar dy aksidente trafiku dhe në gjakun e tij kishte 2,52 promil alkool.

Dyshohet se fillimisht ka goditur një “Skoda” të parkuar në pronësi të një gruaje 73-vjeçare dhe më pas përballë komisariatit të policisë rrugore ka goditur një automjet policie që ishte nisur për të kryer kontrollin pas denoncimit nga pronarja e “Skodës”, njoftojnë nga Drejtoria e Policisë në Jagodinë.

Një testues për alkool tregoi se ai po drejtonte me 2.52 promil alkool në trupin e tij.

Nga e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Jagodinë kanë urdhëruar paraburgosjen e tij. Policia do të bëjë kallëzim penal ndaj drejtuesit të mjetit.