Shtetasi i Maqedonisë mbytet në një lumë në Zvicër

Një aksident tragjik ndodhi në Zvicër pasi një burrë nga Maqedonia u mbyt gjatë notimit. Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 15:00, pasi burri, së bashku me një mik të tij, vendosën të notonin në lumin e njohur Aare pranë Bernit.

Sipas mediave, dy persona hynë në ujë në zonën e restorantit “Fahribeizli”. Për arsye të panjohura, njëri prej tyre pati probleme dhe përfundoi pa jetë në lumin Aare, njoftoi policia.

Pavarësisht përpjekjeve të urgjencës dhe masave të ndërmarra për shpëtim, ai ndërroi jetë pak kohë më vonë.

Është hapur një hetim për aksidentin nën drejtimin e Prokurorisë Publike Rajonale në Bern-Mittelland.