Shtetasi i Maqedonisë i transportuar në spitalin në Jokohama ka formë të butë të koronavirusit

Shtetasi i Maqedonisë i cili ishte në mesin e tre qytetarëve tanë në anijen “Dajmond Princes”, i ankoruar në portin e qytetit japonez, Jokohama, dhe te i cili është konfirmuar koronavirusi, ka një formë të butë të infektimit dhe është transportuar në spitalin e qytetit, informoi sot dr. Gordaba Kuzmanovska nga Instituti për Shëndet Publik.

Ajo tha se për tre qytetarët tanë që janë në anijen e portit Jokohama, rregullisht komunikojnë përmes rregulloreve ndërkombëtare të shëndetit me kolegët e tyre nga Japonia.

“Ata rregullisht na informojnë çdo dy ditë se si është shëndeti i tyre dhe a ka ndryshime në statusin e pozitivitetit ose negativitetit. Ne morëm informacione se njëri prej tyre ishte testuar pozitiv për koronavirus. Është një formë e butë e sëmundjes, por duke pasur parasysh procedurat rutinore, ky qytetari i ynë është transportuar në një spital në Jokohama dhe është atje në trajtim”, potencon dr. Kuzmanovska.

Ndërkohë, Ministria Japoneze e Shëndetësisë kumtoi se edhe 44 njerëz të tjerë në anijen “Dajmond princes” janë infektuar me koronavirusin e ri. Me këtë numri i njerëzve në anije, në të cilën në karantinë janë më shumë se 3.500 udhëtare dhe anëtarë të ekuipazhit, është rritur në 218, nga 713 persona që janë testuar deri më tani.