Shtetasi i Maqedonisë e vret një grua në Slloveni, më pas vetëvritet

Shtetasi maqedonas (rreth 30 vjeç) me origjinë nga rajoni i Prilepit ka qëlluar mbi një grua 40-vjeçare, pas së cilës është vetëvrarë. Ngjarja ka ndodhur në Slloveni, në qytetin Gradac gjatë ditës së djeshme, shkruan Skopje 1.

Policia sllovene raporton se burri ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa gruaja, e cila ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit Gradac, ku ka vdekur.

Sipas informacioneve jozyrtare, të shtënat kanë ndodhur në zonën industriale Pameçe, siç raportojnë mediat sllovene.

Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm një gjyqtar hetues dhe një prokuror publik. Detajet priten nga Departamenti i Policisë Kriminale pranë Policisë së Celjes.