Shtetasi i Austrisë mashtrohet për 4000 euro nga një punonjës në një ndërmarrje të zdrukthtarisë nga Tetova


MPB ka njoftuar se me datë 29.08.2024, në orën 16:00, një 56-vjeçar nga Republika e Austrisë ka raportuar se J.S. nga Tetova, punonjës në një ndërmarrje të zdrukthtarisë, e ka mashtruar për një shumë prej rreth 4.000 euro. Po merren masa për zbardhjen e rastit.