VMRO-DPMNE i sheh si zgjidhje të mirë tezat e LSD-së dhe BDI-së se mund të bëhen ndryshime kushtetuese, sipas shembullit në Kroaci. Kështu thonë nga partia e Mickoskit, duke shtuar se me këtë model Maqedonia do të jetë shtet i një kombi dhe pakicave të tij.
Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, sipas VMRO-DPME-së do të dukej kështu, nëse merret për bazë modeli kroat.
“Republika e Maqedonisë është themeluar si shtet kombëtar i popullit maqedonas dhe shtet i pakicave: shqiptarëve, turqve, romëve, serbëve, vllehëve, boshnjakëve dhe të tjerë qytetarë të saj, të cilëve u garantohen të drejtat e njëjta me popullin maqedonas si dhe realizimi i të drejtave kombëtare, në përputhje me normat demokratike të OKB-së”, thuhet në reagimin e VMRO-së opozitare.
Nga kjo parti kërkojnë që të futen në kushtetutë të githa pakicat, por vetëm nëse Maqedonia definohet në Kushtetutë si shtet unitar në vend të atij multietnik përcjell Klan MAcedonia.
Ata thonë se në këtë rast do të duhet të ndryshojë edhe premabula e cila momentalisht është si më poshtë.
“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, populli maqedonas, një pjesë e popullit shqiptar, populli turk, populli vlleh, populli serb, populli rom, populli boshnjak dhe të tjerët, duke supozuar… “
LSDM dhe BDI, sipas partisë së Mickoskit, nuk duhet të jenë kundër kushtetutës së një shteti anëtar të BE-së.