Shtëpia Memoriale e Nënë Terezës me një sërë aktivitetesh përkujton shenjëtoren

Me një numër solid vizitorësh, kryesisht turistë, Shtëpia Memoriale e Nënë Terezës – në Shkup shënoi 112 vjetorin e lindjes së shenjëtores Nënë Tereza me hapjen e ekspozitës së fotografive “Retrospektivë”.

Ekspozita shfaq sekuenca nga veprimtaria misionare e Nënë Terezës të realizuara nga fotograf dhe medie ndërkombëtare.

Ekspozita i prinë një numri të madh aktivitetesh të karakterit kulturor dhe informativ që do të zhvillohen deri me datën 5 shtator e që është dhe dita e kalimit në amshim të shenjtores shqiptare Nenë Tereza. Në këtë ditë do të mbahet mesha dhe prezantimi i reliktit të Nënë Terezës.

Krahas bashkëpunimit të mirëfillt me institucionet tjera që promovojnë figurën e Nënë Terezës siç është ITKSH, Insitucioni Shtepia Memoriale Nënës Terezë theksin e vendosi tek një sërë sfidash me të cilat ballafaqohet duke filluar nga kushtet e objektit për mbarëvajtjen e aktiviteteve. Salla memoriale sapo është riparuar dhe është përpiluar një listë prioritetesh për funksionalizim më të madh të objektit.

“Është një sfidë goxha e madhe por besoj se duke u angazhuar të gjitha institucionet duke filluar nga Kreu i Shtetit, duke filuar nga Qeveria, duke filluar nga ministria e Kulturës dhe duke filluar nga qyteti i Shkupit ne do t’ia dalim. E kam patjetër të pranoj se kemi problem pak me kulmin tonë i cili kur bie shi pikon dhe po ju them të drejtën se prioriteti ynë më madhështor është ai.”, tha Naser Curri, drejtor i IN Shtepia Memorial e Nënë Tereza.

Drejtori Curri ftoi të gjithë qytetarët pa dallim përkatësie etnike dhe religjioze të bëhen pjesë e aktiviteteve të larmishme që do të zhvillohen deri më 5 shtator duke theksuar se vlerat që promovon Nënë Tereza janë vlera universale dhe duhet të shërbejnë si shembull unifikimi. /tvm2/