Shtëpia e gjyshërve, një derë që do të të marrë malli gjithë jetën kur ata mos të jenë më


Një nga momentet më të trishtueshme të jetës sonë është kur dera e shtëpisë së gjyshërve mbyllet përgjithmonë.

Sapo të mbyllet ajo derë nuk do të ketë më pasdite të lumtur me xhaxhallarët, kushërinjtë, nipërit, prindërit, vëllezërit dhe motrat. E mbani mend? Nuk ishte e nevojshme të shkonim tjeterkund të dielave. Shkohej te shtëpia e gjyshërve Tavolina ishte shumë e gjatë dhe ishte vendosur në dhomën më të madhe.

Tani shtëpia është e mbyllur dhe vetëm pluhuri ka mbetur. Një tabelë për shitje qëndron në hyrje. Por, askush nuk e dëshiron atë shtëpi. Eshte e vjetër. Duhet të restaurohet. Kushton shumë. Shumë, sepse ti e di se sa vlen shtëpia e gjyshërve. Shtëpia e gjyshërve nuk ka vlerë që mund të krahasohet. Eh…dhe kështu vitet kalojnë. Nuk ka më dhurata për tu hapur atje, patate të skuqura, byreku me perime.

Kur shtëpia e gjyshërve mbyllet, e gjejmë veten të rritur pa e kuptuar se kur ndaluam së qënuri fëmijë. Sigurisht që për gjyshërit do të ishim dhe jemi gjithmonë të vegjël dhe të pambrojtur. Gjithmonë.

Gjyshërit gjithmonë e kishin qumështin, kakaon gati, ushqimin, pijet, ëmbëlsirat. Pastaj gjithçka mbaron. Nuk ka më këngë. Patatet e skuqura nuk janë më njësoj në shije. Gjyshja nuk do ti skuqë më dhe unë nuk do të mund “t’i vjedh” nga kusia.

Se mu kujtua: kur i bija ziles së shtëpise, dhe gjyshja që thonte me zë të lartë “Priiit se dola, erdha” Më fal gjyshe, nuk do i bie më ziles. Ose, kur ti bie, gjithmonë do mendoj për ju.

Ehhh…u larguat shumë shpejt. Por, shumë faleminderit për mësimet që na dhatë mbi jetën. Më merr malli shumë për Ju. Lexoje, më pas do mendosh më qartë./Na Ishte Dikur