Shtatzëna godet 7 vjeçaren me veturë, të dyja përfundojnë në spital

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të martë në qytetin e Lezhës. Një shtatëvjeçare mbeti e plagosur, pasi u përplas nga një veturë. Ngjarja ndodhi në afërsi Varrezave të Dëshmorëve, në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Tv Klan raporton se në timonin e veturës ishte një grua shtatzënë, e cila mësohet se për shkak të tronditjes, u dërgua në spital.

Fatmirësisht shtatëvjeçarja e aksidentuar është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.