Shtatori si “verë”, plazhi do vijojë

Shtatori do të jetë verë. Të gjithë ata që kanë planifikuar pushimet në këtë fillim shtatori, nuk duhet të shqetësohen pasi moti do të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë.

Sipas sinoptikanëve gjysma e parë e muajit shtator do të jetë me temperatura deri në 36 gradë, tipike për stinën e verës.

Reshjet do të jenë të pakta dhe të izoluara vetëm në zonat malore.

Pjesa e parë e shtatorit do të jetë me temperatura mbi normalen e muajit, dhe vetëm në pjesën e dytë pritet një rikthim të temperaturave tipike të vjeshtës.