Vazhdon arrestimi i huliganëve që të hënën mbrëma morën pjesë në trazirat e mëdha në Athinë.
Ka pasur përleshje mes tifozëve të Dinamos së Zagrebit dhe të AEK-ut të Athinës. Sipas mediave greke janë arrestuar më shumë se 100 persona, shumica e tyre nga Kroacia.
Shtatë kroatë janë arrestuar të martën në kufi me Maqedoninë e Veriut. Ata me furgon kanë provuar të largohen nga Greqia dhe të kthehen në Kroaci, por nuk ia dolën. Mediat greke kanë shkruar se në furgon janë gjetur thika dhe mjete tjera që janë shfrytëzuar në rrahje. Pritet që shumica e të arrestuarve të mbahen një muaj në paraburgim. Anëtarët e BBB që dyshohet për vrasjen e tifozit grek rrezikojnë burgim të përjetshëm, shkruan “index.hr”.