Shtatë të arre*stuar në operacionin “Brezovica”


Po vazhdon operacioni “Brezovica”, ndërsa deri tani janë arres*tuar shtatë persona, dy prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit.Personat e arre*stuar dyshohet keqpërdorim të detyrës, marrje dhe dhënie të ryshfetit.Kështu bëri të ditur kryeprokurori Shukri Jashari.“Deri tani janë arre*stuar shtatë persona, prej dy janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit”, tha ai.Ndryshe, edhe Prokuroria e Ferizajt përmes një njoftimi për media ka konfirmuar arres*timet.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni i filluar më datë 21 dhjetor 2021 për rastin ‘Brezovica’, ku janë duke u bastisur 10 lokacione në qytete të ndryshme, ndër to edhe zyrat e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.Deri më tani janë arre*stuar shtatë persona, dy prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti, si dhe pesë qytetarë të dyshuar për dhënie të ryshfetit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sot është duke vazhduar operacioni “Brezovica”, i cili lidhet me ndërtimet në Brezovicë, operacion ky që kishte nisur më 21 dhjetor.Ndryshe, më 21 dhjetor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Shtërpcë lidhur me ndërtimet.Më pas, Gjykata Themelore në Ferizaj e ka caktuar masën e parabur*gimit prej një muaji për dhjetë personat e arre*stuar më 21 dhjetor në rastin ‘Brezovica’.Në mesin e tyre është edhe Bratisllav Nikolliq, ish – kryetar i Komunës së Shtërpcës dhe zyrtar i Listës Serbe.

Arres*timi i tyre është bërë nën dyshimin për vepra penale si keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, gjegjësisht për dhënien e leje për ndërtimet në Brezovicë.