Shtatë raste të reja me Kovid-19 dhe shtatë të shëruar në rrethinën e Kumanovës

Qendra për shëndet publik në Kumanovë gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar shtatë raste të reja me Kovid-19, kumtuan sot autoritetet kompetente nga ky institucion shëndetësor publik. Prej tyre, pesë janë nga Kumanova, ndërsa dy persona janë nga fshtatrat e Likovës. Janë regjistruar edhe shtatë pacientë të shëruar.

“Ka edhe klaster të ri, ndërsa ka edhe të sëmurë, të cilët kanë pasur kontakte me raste veçmë të konfirmuara”, deklaroi drejtori i Qendrës për shëndet publik në Kumanovë, Arif Latifi.

Janë bërë 61 testime, prej të cilave 22 përmes “Termini Im”, ndërsa të tjerët 39 janë pas indikacioneve epidemiologjike.