Shtatë raste me Kovid-19 në rajonin e Tetovës

Qendra për shëndet publik Tetovë informon se shtatë të infektuar të rinj me Kovid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në rajonin e Tetovës.

“Nga gjithsej shtatë, katër raste të reja ka në lagjet në komunën e Tetovës, dy raste në vendet e banuara në komunën e Tearcës dhe një në Zhelinë”, informoi dr. Zorica Zafiroska, specializante për epidemiologji pranë Qendrës për shëndet publik.

Nga policia e Tetovës informojnë se në rajonin e Tetovës deri në orën shtatë të mëngjesit nuk janë shënuar vendime të reja për izolim nga Inspektorati shtetëror dhe sanitar dhe shëndetësor.

“Janë kryer kontrolle tek 590 persona me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar parregullsi rreth respektimit të vendimeve”, informojnë nga SPB Tetovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, për mosmbajtjen e maskës janë gjobit 24 persona, në pajtim me nenin 6 nga Dekreti përkatës qeveritar.