Shtatë raste me coronavirus në Kumanovë, Likova me gjashtë raste

Qendra për Shëndet Publik – Kumanovë gjatë 24 orëve të fundit evidentoi 13 të infektuar të rinj me coronavirus. Prej tyre, shtatë janë në Komunën e Kumanovës, gjashtë janë në Komunën e Likovës.

“Të gjithë të infektuarit vinë nga grupe tashmë të njohuyra”, tha drejtori i QSHP, Arif Latifi.

Ai shtoi se sot janë kryer 56 testime, dhe 18 përmes ‘Termini im’, ndërsa të tjerat sipas indikacioneve epidemoligjike dhe testet kontrolluese.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Kumanovë që nga fillimi i epidemisë ka 726 persona ndërsa momentalisht ka 268 raste aktive.