Shtatë kushërinj rrahen mes veti në oborr, dy bëhen për spital në një fshat të Shkupit

Pas një rrahje masive mes familjarëve në fshatin Kuçevishtë të Shkupit dy kanë përfunduar në spital. Rasti ka ndopdhur ditën e premte kur ka plasur sherri mes dy familjeve, kusherinj mes veti, që kanë jetuar në një oborr në rrugën “7” të këtij fshati. Sipas informative të para, mes tyre gjatë kohë ka pasur ngatërresa dhe mosmarrëveshje dhe nuk kanë komunikuar mes veti.

Policia është njoftuar se të premten rreth orës 18 ka ndodhur rrahje mes personave M.G. (29), S. G. (51) dhe M.G.(63), nga njëra anë dhe M.G.(74), S.G.(47), V.G.(42) dhe S.G. (49), nga ana tjetër, me çrast lëndime të rënda trupore kanë marë M.G.(74) и M.G.(63).
Është ironike, por edhe pse rrahja ka ndodhur gjatë orës policore, ata nuk do të përgjigjen për shkelje të orës policore, sepse janë rrahur në oborr e jo në rrugë.