Shtabi i Krizës së Mavrovës dhe Rostushës në takim me imamët e xhamive në këtë komunë

Shtabi i Krizës për menaxhim me virusin korona pranë Komunës së Mavrovës dhe Rostushës, me të cilin udhëheq kryetari Medat Kurtovski, dje vonë pasdite kishte takim pune me imamët e xhamive në vendbanimet e kësaj komune.

Në takim sipas Kurtovskit, janë shkëmbyer mendime rreth gjendjes së përgjithshme si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror, për rëndësinë e respektimit të masave dhe rekomandimeve të cilat janë sjellë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe qëndrimi i Riasetit të Bashkësisë Fetare Islame për të njëjtat.

Shtoi se nga ana e imamëve ishte potencuar rëndësia e muajit të shenjtë të Ramazanit për myslimanët, për obligimet dhe traditat të cilat dalin nga ky muaj i rëndësishëm për të gjithë myslimanët.

Muaji i shenjtë i Ramazanit fillon më 24 prill.